Pak javë pasi u bë baba, Kahramani përjeton humbjen e rëndë në familje
Vetëm dy muaj më parë, aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, u bë baba për herë të parë, por pak ditë pas gëzimit të madh, ndau me fansat e tij lajmin se i ati, Sadık Deniz, është duke kaluar një periudhë të vështirë meqenëse po vuante nga një sëmundje e rëndë. Për fat të keq, i ati është ndarë nga jeta dy ditë më parë pa e fituar dot betejën me kancerin.
Ditën e diel, e gjithë familja e aktorit të njohur për rolin e Kahramanit ka përcjellë në banesën e fundit njeriun e dashur. Mediat turke kanë ndarë disa imazhe nga ceremonia mortore e të ndjerit, ku duket aktori i shoqëruar nga bashkëshortja, familjarë dhe shumë miq të ngushtë.
Pak orë më vonë, aktori postoi edhe foton e të atit të ndjerë duke theksuar se ndihet shumë i keqardhur që në një kohë shumë të shkurtër, ai përjetoi ndjenja të tilla të dyzuara. Në një kohë kur sapo përjetoi statusin e babait, iu desh të përjetonte humbjen e të atit.
Gjithashtu, Kahraman falënderoi edhe fansat dhe të gjithë miqtë që e ngushëlluan për humbjen e rëndë.