Pak para lindjes, Graniti dhe Leonita marrin dhuratën më speciale për fëmijën

Siç dihet tashmë, futbollisti i famshëm me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë në pritje të fëmijës së parë. Ata kanë qenë shumë aktivë muajit e fundit dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme kanë treguar se mezi po presin të mbajnë bebushin në krahë.

Ndonëse ata nuk kanë  folur në lidhje me gjininë e fëmijës, nëpërmjet përshkrimeve të ndryshme në Instagram kanë lënë të kuptohet se janë në pritje të një djali. Leonita është në muajit e fundit të shtatzënisë dhe pak minuta më parë ka publikuar një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Ajo gjithashtu ka zbuluar dhe një nga dhuratat e para që çifti ka marr për bebushin. Në një postim në Instastory shihet se çiftit i kanë dhuruar një body për fëmijën që mbanë të stampuar foton e Granitit dhe Leonitës.

Share With:
Translate »
428 Views