Surprizëëë, prindërit e Erikut këndojnë në dasmën e tij | Video

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari Erik Lloshi mbajti dasmën e tij, e cila siç e do tradita, u bë një ditë pas dasmës së nuses, Rominës.

Mediat u pushtuan nga foto e video brenda ceremonisë, ku Eriku dhe Romina shkëlqyen në krahët e njëri-tjetrit.

Në dasmë ishin të ftuar personazhe të njohur të showbizit, që kanë ndarë me fansat e tyre momente të veçanta të dasmës.

Këngëtarja Olta Boka tregoi në Instastory se mbrëmjen e kishin djegur duke kënduar edhe dy prindërit e Erikut.

Në njërën prej videove, shfaqet mamaja e këngëtarit me mikrofon në dorë, e cila këndon pranë Aurela Gaçes.

“E mytiii mami i Erik Lloshit.”-shkruan ajo krahas videos.

Në një tjetër postim, Olta ka treguar se gjithashtu i ati i Erikut ka kënduar gjatë dasmës.

“Familja e Erik Lloshit s’paska vetëm Erikun këngëtar.”-janë fjalët e Oltës në videon tjetër.

Epo, tani e kuptojmë nga vjen talenti i Erik Lloshit në muzikë!

Share With:
Translate »
513 Views