Pak para se të bëhen prindër, Arbenita dhe Fero i thonë të gjitha rreth lajmit të ëmbël (video)

Siç dihet, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Ditën e sotme çifti kanë dhënë një intervistë në “ATV” ku i kanë thënë të gjitha rreth pritjes së ëmbël.

“Jam shumë gati të bëhem baba. Kur më ka thënë Arbenita fillimisht nuk më është besuar, por me kalimin e kohës jam mësuar”, tha reperi.

Nga ana tjetër Arbenita rrëfeu se në fillim të shtatzënisë kishte pasur pak komplikacione, ndërsa tani mezi po pret që bebushja të vijë në jetë dhe ta mbajë në krahë.

“Në fillim, si çdo grua shtatzënë kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam vu pak peshë, po tani është gjithçka në rregull. Është një ndjenjë shumë e veçantë, ama po dua të përjetoj atë momentin kur të lindë edhe ta kem në krahë se thonë është një moment i paharruar në jetë”, u shpreh modelja.

Share With:
Translate »
273 Views