Kur të shikoni se si duket trupi i Afërdita Dreshajt 1 muaj pas lindjes nuk keni për t’ju besuar syve!

Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë në datë 16 mars. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin vendosi ta pagëzonte me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër. Pas ardhjes në jetë të vogëlushit, modelja tregoi se kishte bërë lindje natyrale, pasi kjo kishte qenë metoda më e mirë për trupin e saj.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj para disa ditësh, Afërdita tha se nuk është në formën më të mirë fizike dhe se ka ende punë  për të arritur linjat perfekte pas lindjes.

Por në fakt me një foto të pulikuar sot, Afërdita sapo na vërtetoi të kundërtën. Ajo ka ndarë në Instagram një foto të plotë të saj dhe duket njësoj si më parë, kur nuk ishte ende shtatzënë me djalin. Vetëm në 1 muaj ajo ka arritur t’ju rikthehet formave të saj, diçka që është vërtetë për t’u duartrokitur!

Përveç gjeneve të mira, Afërditën e ka ndihmuar edhe fakti se deri në muajin e nëntë të shtatzënisë ajo u stërvit në palestër. Modelja shqiptare nuk iu nda për asnjë moment ushtrimeve fiizke, diçka që i habiste shpesh ndjekësit e saj. Edhe pse ishte me bark të rrumbullakosur, Afërdia nuk e la për asnjë ditë palestrën dhe rezultatet duken qartë në trupin e saj vetëm 1 muaj pas lindjes.

Share With:
Translate »
320 Views