Pak pasi u bë nënë, Rihanna bën gjestin e veçantë që u rrëmbeu zemrat të gjithëve

Rihanna bëri një donacion të madh për veteranët me aftësi të kufizuara dhe të pastrehë në Los Angeles. Pavarësisht se është e zënë me dy djem tani, këngëtarja 35-vjeçare gjeti kohën për të kontaktuar me fondacionin ‘Always For The People’ dhe bëri një donacion të madh mallrash për t’i shpërndarë.

Një burim i tha ‘Page Six’ të enjten se ajo kontaktoi personalisht themeluesin e organizatës, Sennett Devermont. Me paratë që ajo dhuroi, ai ‘shpërndau qindra komplete higjienike, çorape, rroba, çanta gjumi, ushqime, mbi 50 palë këpucë, letër higjienike, ushqim për qentë, etj’.

Edhe pse ajo ka dhënë një dorë personalisht më parë, themeluesja e Fenty Beauty – e cila mirëpriti fëmijën e saj të dytë me A$AP Rocky në fillim të gushtit – nuk ishte në gjendje këtë herë pasi ishte e zënë me të porsalindurin e saj.

Megjithatë, burimi tha se “ajo ka qenë shumë mbështetëse edhe kur u bë nënë”. Më parë, ajo vizitoi veteranët në Qendrën Mjekësore- e njohur më parë si një kamp për të pastrehët e quajtur ‘Veterans Row’ – në Perëndim të Los Angeles kur ishte shtatzënë me RZA në 2022.

Në atë kohë, një burim i brendshëm i tha ‘Page Six’ se ajo ishte vërtet e interesuar dhe e shqetësuar. Ata shpjeguan se Rihanna ishte shfaqur e veshur thjesht dhe nuk e kishte dashur ta bënte publike prezancën e saj. “Ajo ishte atje për të dëgjuar vërtet veteranët që jetonin aty. Ajo kaloi orë të tëra duke dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre. Nuk kishte asnjë ekip kamerash apo PR. Ajo u shfaq me një furgon plot me çanta gjumi, batanije, termale, elektrik dore, letër higjienike, ujë, brava biçikletash dhe mini kasaforta.”-u tha në atë kohë.

Share With:
Translate »
55 Views