Paloma humb njeriun e shtrenjtë: “Pse ike kështu jeta ime”
Gazetarja e njohur Rudina Demneri ose e njohur ndryshe si Paloma, ka ndarë lajmin e trishtë vetëm një ditë më parë. Ajo ka humbur babin dhe lajmin e ka ndarë përmes rrjeteve sociale duke zbuluar edhe disa nga momentet e bukura me të.
“O ba pse ike kështu ti, bush o jeta ime”, ka shkruar Paloma mes dhimbes në instagram.
Kujtojme se disa vite më parë gazetarja ka humbur edhe motrën e saj dhe ikja e babait i ka shtuar akoma më shumë dhimbjen dhe boshllëkun.