Pamela Anderson akuza të rënda mbi babain e fëmijëve të saj

Më në fund Pamela Anderson ka reaguar publikisht për sherrin mes djalit dhe ish burrit të saj, Tom Lee. Aktorja ka shkruar një letër të hapur në website-in e saj, ku tregon mbështetjen për të birin.

“Unë e mbështes tim bir dhe e di që ai ka vepruar për t`u vetëmbrojtur. Askush nuk mund ta kuptojë zhgënjimin që ai njeri i ka sjellë familjes tonë. Ka sjellë vazhdimisht trishtim, drama dhe konfuzion”, -është shprehur Pamela për ish burrin e saj, -“ka qenë gjithmonë xheloz për talentin dhe bukurinë e fëmijëve të tij. Ai është i sëmurë, narcist dhe me probleme personaliteti. ”

Pamela tregon, se djali i saj Brandon ka bërë çdo gjë të mundur për të ndihmuar të atin. Ajo shton: “Uroj që Tom të marrë ndihmën që i nevojitet, veprimet e tij janë të dëshpëruara dhe poshtëruese. Ai nuk po sillet si prind, por kjo nuk është diçka e re.”

Sherri i ndodhur mes Tom-it dhe të birit erdhi si pasojë e reagimit të tij, pas një deklarate të Pamelës për marrëdhënien e tyre të dikurshme. Sipas Tom i biri u tregua i dhunshëm ndaj tij, por ai nuk iu kundërpërgjigj në asnjë moment.

Share With:
Translate »
541 Views