Pamja e shtëpisë së Kylie Jenner pas lindjes së vajzës së saj

Kylie Jenner e ka blerë shtëpinë e saj të parë në moshën 17-vjeçare me një vlerë prej 2.5 milion dollarësh dhe më vonë e shiti. Më pas ajo bleu disa shtëpi të tjera shumë herë më të shtrenjta, të cilat po ashtu i shiti pak kohë pas blerjes. Shtëpinë aktuale Kylie e bleu në tetor të vitit 2016 për 12 milion dollarë dhe vila e saj ka 8 dhoma gjumi dhe 11 banjo.

20-vjeçarja ka postuar foto të dhomës së ndenjes, e cila përveçëse është shumë e bukur ka edhe mobilje shumë të shtrenjta. Sipër oxhakut ndodhet një pikturë, çmimi i të cilës varion nga 50.000$ deri në 75.000$. Tavolina që ndodhet në anë të oxhakut kushton 25.000$. Dhoma është mobiluar me kolltuqe të bardhë dhe tapet në të njëjtën ngjyrë. Në qendër të dhomës është një tavolinë xhami e mbushur me gjethe ngjyrë ari, mbi të cilën është libri i fotografes Bettina Rheims, që kushton 70$.

Ajo që bie në sy në shtëpinë e nënës së re është fakti se nuk është përshtatur për një fëmijë të vogël. Tavolina e xhamit dhe oxhaku i pambrojtur nuk janë fare të përshtatshëm për një ambjent ku rritet një fëmijë. Me siguri Kylie do t`i marrë masat pasi Stormi të fillojë të ecë.

Share With:
Translate »
1253 Views