Pamje të rënda/ Aksidentohet djali i Michael Jackson!

Prince, djali i Michael Jacksonit ishte duke u argëtuar me motoçikletë në Los Angelos, kur hasi në një shi të lehtë.  Por, djali i legjendës së ndjerë të Pop Muzikës humbi kontrollin mbi automjetin, e cila gjë rezultoi me një aksident që në shikim të parë dukej se ishte tejet i rëndë.

Këmba e Prince Jacksonit pas aksidentit me motoçikletë

E përditshmja angleze, TMZ raporton se ambulanca e ka dërguar me urgjencë në spital 20-vjeçarin amerikan. Fatmirësisht, ai doli nga i gjithë incidenti relativisht i padëmtuar, ku nuk rezultoi se nuk kishte asnjë eshtër të thyer. Gjithashtu, Prince ka publikuar disa fotografi dhe video në rrjetet sociale, Instagram dhe Snapchat duke dëshmuar vetëm disa dëmtime të vogla në këmbë.

Ai më pas është liruar nga spitali për trajtim të mëtejmë në shtëpi në shtetin amerikan të Kalifornisë.  Paris është fëmija i parë i Michaelit me ish-gruan, Debbie Rowe.

 

Share With:
Translate »
702 Views