Para se të tentonte të hidhej nga ura me 4 fëmijët, 27-vjeçarja telefonoi një familjar. Çfarë i tha?

27-vjeçarja që tentoi t’i jepte fund jetës bashkë me katër fëmijët e mitur, duke u hedhur në lumin Buna, mësohet se ishte e divorcuar prej disa kohësh. Mësohet se para se të tentonte të hidhej nga Buna së bashku me katër fëmijët e saj të mitur ka telefonuar një familjarin e saj për t’i dhënë lamtumirën.

Familjari lajmëroi menjëherë policinë dhe patrulla që qe aty pranë ka ndërhyrë duke e ndaluar gruan para se të kryejë aktin fatal për të dhe fëmijët. Që prej ndarjes nga bashkëshorti, gruaja ka jetuar te prindërit. Në muajt e fundit 27-vjeçarja ka shfaqur një gjendje shumë të rënduar psikologjike

Share With:
Translate »
97 Views