“Parajsa në duart e mia”, kjo foto e Duamit pranë Miriamit do ju zbukurojë ditën

Disa muaj më parë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë tê dytë. Pas vajzës Ameli, në jetë erdhi një djalë të cilin dyshja e njohur vendosën ta quajnë Duam. Edhe pse janë kujdesur t’i ruajnë imazhin, çifti ndan shpesh momente mjaft të ëmbla pranë tij. Së fundmi, Miriami ka shpërndarë në Instagram një foto ku shihet Duami i vogël që fle në krahët e saj, duke na shkrirë zemrat të gjithëve, teksa krahas saj ka shkruar: “Parajsa në duart e mia”. Në postime kemi parë se edhe Ameli kujdeset shumë për vëllain e saj të vogël.

Share With:



789 Views