3 raste të reja me Covid në Vlorë, infektohet mamaja e një punonjëse të Gjendjes Civile

Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se njëra prej të infektuarave është një grua e ardhur nga Dibra, e cila kishte marrë pjesë edhe në një dasmë.

Rasti tjetër është mamaja e një punonjëse të Gjendjes Civile në Vlorë, e cila ka rezultuar pozitive me Covid-19 e për pasojë zyrat e Gjendjes Civile janë mbyllur.

Ndërsa rasti i tretë është gjithashtu një shtetase e gjinisë femër.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se në vendin tonë u regjistruan 102 raste të reja dhe 4 humbje jete.

Top Channel

Share With:
Translate »



242 Views