Parashikuesi kinez zbulon gjininë e fëmijës së Meghan Markle

Meghan Markle dhe Princi Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Meghan është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe thuhet se fëmija do të vijë në jetë në fund të muajit prillit.

Dyshja janë përpjekur që të mos zbulojnë shumë detaje nga shtatzënia, duke preferuar që ta mbajnë çdo gjë surprizë. Por teksa të gjithë i kanë sytë tek ta, nuk mund t’ju shpëtojnë fjalëve të njerëzve. Së fundmi parashikuesi i njohur kinez, Thiery Chow është shprehur se ka zbuluar gjininë e fëmijës. Ai tregon se në bazë të formulës së tij, në familjen mbretërore do të vijë në jetë një djalë.

“Ajo ka pak energji dominuese mashkullore. Kështu që unë do të thosha se është më tepër në pritje të një djali sesa një vajze”,-është shprehur mjeshtri kinez për “AFP”

Share With:
Translate »
518 Views