Humb jetën në spital foshnja shqiptare 15-muajshe, prindërit: Mjekët na përcollën në shtëpi, pastaj…

Një foshnjë 15-muajshe shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida.

Mediat greke raportojnë se ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e foshnjës 15-muajshe, ka zbuluar se shkak i vdekjes së foshnjes është një infeksion i rëndë respirator, ndërsa rezultatet e analizave histologjike priten në vijim.

Stafi mjekësor i spitalit bënë përpjekje, por nuk ia dolën.

Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, prindërit e kishin dërguar foshnjën edhe një herë në spital, por mjekët kishin thënë se nuk kishte asnjë arsye për të qëndruar, kështu që prindërit e tij e kthyen në shtëpi.

Share With:
Translate »
81 Views