Pas 2-javësh, merr fund ankthi i 12 fëmijëve të izoluar në shpellë

Pas një torture të gjatë më shumë se 2-javore, ka marrë fund odiseja e 12 sportistëve të mitur dhe trajnerit të tyre, në Tajlandë, të cilët mbetën të izoluar në një shpellë që nga data 23 qershor. Operacioni për të shpëtuar të miturit, i nisur tri ditë më parë, u krye nga zhytës tajlandezë dhe të huaj, madje edhe një grup vullnetarësh, të cilët arritën t’i nxirrnin jashtë të 12 djemtë dhe trajnerin e tyre me shumë mundim e ankth.

Që nga dita e diel, kur nisi operacioni i shpëtimit, u shpëtuan në fillim 4 djem e më pas edhe e hëna dhe e marta vijuan me shpëtimin e 8 të tjerëve. Vetëm pak orë më parë, të gjithë djemtë u bashkuan shëndoshë e mirë jashtë shpellës së bashku me trajnerin e tyre.

Sportistët e vegjël dhe trajneri i tyre ishin nisur në një ekspeditë, por mbetën të izoluar për shkak të ujërave që përfshinë shpellën dhe reshjeve të ditëve të fundit që pushtuan vendin.

Pas pothuaj dy javësh kërkime, operacioni i shpëtimit nisi nga puna për nxjerrjen nga shpella, por edhe kjo ishte shumë e vështirë për shkak të terrenit dhe rrugës, e cila ishte mes ecjes dhe zhytjes nëpër ngushtica.

Share With:
Translate »
658 Views