Pas 2 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt fotografohen së bashku

Për herë të parë që nga shtatori i vitit 2016, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë fotografuar bashkë. Bëhet fjalë për një rikthim? Mediat ndërkombëtare kanë nisur të aludojnë, por nga ajo që shihet në fotot e publikuara ekskluzivisht nga revita Who, takimi është bërë në një zyrë ligjore më 30 janar.

Brad dhe Angelina kanë qenë bashkë në një takim prej tri orësh, në të cilin mendohet se kanë diskutuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve.

Askush nuk e kishte parë çiftin gjatë këtyre dy viteve që nga divorci.

Mendohet se të pranishëm në takim kanë qenë edhe përfaqësuesit ligjorë të të dyve.

Brad ishte moskokëçarës ndaj aparatëve që u munduan të vidhnin këto imazhe, ndërsa Angelina, më e kujdesshme për të menaxhuar situatën që të mos binte në objektivin e tyre.

Share With:
Translate »
602 Views