Pas abortit, gënjeu për shtatzaninë dhe tenton të rrëmbejë një foshnje

Një grua në Milano të Italisë pëson abort,por lajmin e hidhur nuk guxon që t’ia thotë askujt. Të gjithë duhet të besonin se 33-vjeçarja nga Ekuadori, ishte shtatzënë, e për pasojë vendosi që të shëndoshej.

Ditën që duhej të sillte në jetë fëmijën e abortuar, ajo shkoi në klinikë dhe tentoi që të rrëmbejë një vogëlushe. Fatmirësisht është kapur në kohë dhe ajo nuk ka mundur që të kryejë aktin kriminal.

Në dëshminë e dhënë përpara policisë, gruaja ka thënë se pasi kishte abortuar vuri në jetë planin e saj. “Kisha frikë se bashkëshorti do më braktiste pas humbjes së fëmijës. Kështu që u shëndosha dhe vendosa të mos ia tregoj askujt sekretin tim.

Ditën që duhej të lindja, shkova në klinikë dhe do iu thosha të afërmeve që kisha fëmija kishte lindur i vdekur. Por më pas gjeta një zgjidhje tjetër. Rrëmbeva një fëmijë, por më ndaluan tek dera. Në këto momente kërkova falje dhe i thashë stafit të spitalit që të kërkonte falje nënës së foshnjës në emrin tim”.

Share With:
Translate »
960 Views