Pas arrestimi të të atit reagon Stresi, “Aksioni ishte me tendencë”

Babai i Stresit Sali Lushaj mësohet të jetë ndaluar ditën e sotme nga forcat “Shqiponja”. Lushaj ka qenë duke udhëtuar bashkë me një person tjetër në zonën e stadiumit “Dinamo” në Tiranë, në momentin e kapjes nga policia.

I menjëhershmëm ka qenë dhe reagimi i Stresit për mediat i cili ka thënë për ABC se i ati posedon një armë me leje dhe është ndaluar vetëm për arsye verifikimi nga policia. Ai ka deklaruar se ndalimi nga policia është bërë me tendencë pasi uniformat blu i kanë prerë rrugën në momentin kur kanë qenë duke udhëtuar.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.

Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, ka thënë Stresi në lidhje me reagimin e të atit.

Share With:
Translate »
76 Views