Shtatzënia me binjakë, produktet ushqimore që preferohen gjatë kësaj periudhe

Nëse jeni shtatzënë me binjakë, trupi juaj ka nevoja shtesë ushqimore për të siguruar vlerat e duhura kalorike të pasura me vitamina dhe minerale.

Ju duhet një dozë shtesë e proteinave për të ndihmuar në ndërtimin e qelizave, karbohidratet për energji, hekurin për të luftuar aneminë, kalciumin për të forcuar bebet dhe kockat tuaja, si dhe acidin folik për të mposhtur defektet e lindjes, shkruan Very Well Family transmeton Gazeta Shneta.

Ky artikull, ofron njohuri mbi vlerat ushqyese dhe sigurisht, rekomandohet kontrolli me mjekun tuaj për nevojat e juaja ushqyese personale.

Kosi

Kosi është i pasur me kalcium, i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave dhe strukturës skeletore të foshnjës tuaj. Gjithashtu, është një burim i mirë i proteinave.

Ushqimet e detit -karkaleci

Ushqimet e detit janë të shijshme dhe ushqyese, por shumë lloje nuk rekomandohen për nënat shtatzëna për shkak të niveleve të larta të merkurit dhe kimikateve të tjera.

Sidoqoftë, karkalecat zakonisht konsiderohen të sigurtë.

Karkalecat janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave me pak yndyrë, selenium dhe vitamina D.

Papaja

Papaja është një frut i shijshëm tropikal dhe një zgjedhje e shkëlqyeshme për nënat shtatzëna me binjakë që janë duke rritur marrjen e tyre të proteinave.

Mes tjerash, papaja është një burim jashtëzakonisht i pasur i enzimave proteolitike, të cilat ndihmojnë në mundësimin e tretjes së proteinave. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

Vezët

Vezët janë burimi më i pasur i kolinës, një lëndë ushqyese e nevojshme në sasi më të mëdha gjatë shtatëzanisë për funksionimin normal të trurit dhe kujtesës.

Spinaqi

Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me gjethe ngarkohen me kalcium, acid folik, vitaminë K dhe hekur. Është gjithashtu i pasur me vitaminë C, fibra, karotenoide, luteinë dhe bioflavonoide.

Share With:
Translate »
140 Views