Pas ‘Balenës Blu’, fëmijët rrezikohen nga një tjetër lojë e frikshme në facebook

Interneti, përveçse një burim shumë i mirë informacioni, në ditët e sotme është edhe një rrezik i madh për shoqërinë.

Pas lojës “Balena blu”, një tjetër lojë e rrezikshme është shfaqur në Facebook. Ajo quhet “sfida 48 orëshe” dhe u drejtohet të gjithë fëmijëve deri në moshën 14-vjeç.

Të gjithë fëmijët që bëhen pjesë e saj, ftohen që të zhduken nga prindërit e tyre. Çdo përmendje si  “ i humbur” në rrjetet sociale, rrit pikët e lojës. Ata që marrin pjesë mund t’i rrisin këto pikë duke qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur të fshehur nga familja apo miqtë e tyre të ngushtë.

Rasti i parë është raportuar në Irlandë. Një nënë është nga qyteti Derry është shprehur se fëmija i saj ishte zhdukur për plot 55 orë dhe është gjetur në një qytet tjetër, shumë larg.

“Isha e tmerruar. Kisha frikë mos kishte vdekur, rrëmbyer, apo përdhunuar. Ai mendonte se ishte argëtuese dhe nuk shprehu aspak pendesë kur u mor në pyetje nga policia”, tregoi ajo.

“Sfida 48 orëshe” është e ngjashme me lojën që u përhap në vitin 2015, “Sfida 72 orëshe” e cila ftonte fëmijët të zhduken për 24, 48 ose 72 orë.

Share With:
Translate »
496 Views