Saimir Tahiri flet me lot në sy: Ndjesë më së pari për tim bir

Me zë të dredhur e me sytë lot, Saimir Tahiri nuk i ka mbajtur dot emocionet në fillim të emisionit Opinion. Tahiri i ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që i ka krijuar shqetësime duke veçuar birin e tij, Drinin, pikën e dobët. “Nuk është një moment i zakonshëm për mua e as për familjen time sic nuk është një moment i zakonshëm për të gjithë njerëzit që më kanë njohur, ata që më kanë besuar, ata që më kanë zgjedhur dhe një ndjesë time për shqetësimin kolegëve socialiste, kryeministrit patjetër të cilëve ju kam krijuar një shqetësim të pamerituar por më së pari për tim biri, jam gjendur përballë sulmeve të vazhdueshme për zgjedhjen time”, tha Tahiri duke u shprehur i surprizuar për kërkesën e Prokurorisë. /Newsbomb

Share With:
Translate »
1730 Views