Pas dy viteve mësim online, shkolla fillon normalisht

Pas dy viteve mësim të integruar mes atij në shkollë dhe online, këtë vit shkolla do të nisë normalisht.

Burime zyrtare në Ministrinë e Arsimit bën me dije për Televizionin Klan se nga 27 Shtatori nxënësit do të rikthehen të gjithë me prezencë fizike në shkollë për të ndjekur procesin mësimor. Nuk do të ketë më mësim me turne dhe as orë të reduktuara.

Orët e mësimit do të jenë të plota prej 45 minutash dhe ngarkesa mësimore do të jetë sipas programit. Por rikthimi në shkollë do të shoqërohet edhe me masat anti-Covid.

Së pari mësuesit do të duhet të jenë të vaksinuar me dy doza, e nëse ndonjë prej tyre nuk është imunizuar do të paraqesë testin PCR çdo fillim jave, deri në momentin që do të vaksinohet.

Hyrja në shkollë do të bëhet në të njëjtën mënyrë si një vit më parë, në rresht për një dhe në distance 1,5 metra.

Të gjithë mësuesit dhe nxënësit nga klasa e 5 kanë detyrim mbajtjen e maskës gjatë gjithë kohës në shkollë.

Asnjë nuk do të lejohet të hyjë dhe dalë nga shkolla disa herë, e nëse gjatë vitit shkollor një nxënës apo mësues do të rezultojë pozitiv për Covid, mësimi nuk do të ndërpritet, por do të testohen të gjithë dhe ata që do të rezultojnë pozitivë do të izolohen, ndërsa të tjerët do të rikthehen në klase për vijim e mësimit.

Share With:
Translate »
255 Views