Pas fotove ku shfaqej duke bërë bamirësi, revoltohet Capital T: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara!”

Reperi shqiptar Capital T është revoltuar me të gjithë ata persona në Instagram, që e kritikojnë dhe komentojnë fotot ku ai shfaqet duke bërë bamirësi.

Në një postim në Instagram, dedikuar të gjithëve atyre “njerëzve të ligë” që nuk i durojnë bamirësitë e tij, reperi uron që t’u pastrohet shpirti nga urrejtja.

Capital T tregon se nuk do të dorëzohet pavarësisht se “qentë lehin”. Këto ditë festash, ai ka treguar se u ka ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë me dhurata dhe ushqime që i ka shpërndarë personalisht.

“Për të gjithë ata njerëz të ligë që i pengon bamirësia ime dhe të gjithë ata të cilët kanë shpirt për të sharë humanitetin e çdolloji: Zoti ju ndihmoftë dhe ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt.

Kur ju pengon humaniteti mendo sa shumë ju pengon suksesi im. Sidoqoftë aksionet nuk do të ndalen. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Zemra dhe qëllimet e pastra gjithmonë fitojnë!”

Share With:
Translate »
742 Views