Pas humbjes së njeriut më të dashur, ish-bashkëshortja e Eminem tenton vetëvrasjen

Kim Scott, ish-bashkëshortja e Eminem është dërguar me urgjencë në spital të Michigan-it muajin e kaluar pasi kishte tentuar që të vriste veten. Kjo ngjarje ka ardhur pas humbjes së njeriut të saj të shtrenjtë, nënës.

‘The Daily Beast’ ka raportuar së fundmi se policia kishte marrë një telefonatë më 30 korrik, ku thuhej se Kim kishte bërë një përpjekje vetëvrasjeje dhe menjëherë kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pas njoftimit, policia e kishte gjetur 46-vjeçaren me damarët e prerë në pjesën e pasme të këmbës dhe me shumë gjak në dysheme.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe psikologjik, por fatmirësisht shpëtoi dhe tani po vijon mjekimin në kushte shtëpie.

Disa ditë para përpjekjes së ish-bashkëshortes së Eminem për vetëvrasje, nëna e saj, Kathleen Sluck, ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, humbje të cilën ajo siç duket nuk ka mundur që ta kapërcejë dhe aq lehtë duke marrë vendimin e rrezikshëm.

“Kathleen ishte një nënë e jashtëzakonshme për dy vajzat e saj; Kim dhe Dawn; dhe ishte shumë e lumtur si gjyshe e nipave dhe mbesave të saj; Alaina, Adam, Hailie, Stevie, P.J. dhe Parker”,– thuhej në deklaratën që lajmërohej vdekja e së ndjerës, nënës së Kim Scott.

Share With:
Translate »
144 Views