‘Shumë e dobët vs balenë’: Kim rikujton ditët kur qante për krahasimet me Kate, gjatë shtatzënisë!
Kim Kardashian, në një intervistë në podcast-in, “We Are Supported By”, foli për mënyrën se si mediat e trajtuan shtatzëninë e saj në 2013-ën dhe kritikoi krahasimet e bëra gjatë asaj kohe. Atëherë, 40-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, North, ndërsa Kate ishte shtatzënë me princin George.
Gjatë shtatzënisë, krijuesja e “Skims” ishte diagnostikuar me pre-eklampsi, një sëmundje që shfaqet vetëm në shtatzëni dhe çon në ënjtje të këmbëve dhe fytyrës. Kjo ishte dhe një nga arsyet pse dy fëmijët e tjerë të Kim erdhën në jetë nga një nënë surrogate.
Në 2013-ën, revista You, postoi këtë kopertinë:
Në shkrim, Kate krahasohet me “waif”, dhe Kim me “balenë”. Ndonëse përshkrimi për Kim, duket më ofendues, edhe ai për Kate është njësoj i pavend sepse nga anglishtja (waif), nuk nënkupton një person elegant në kontekstin e mirë të fjalës, por dikë “shumë të dobët, ndoshta të paushqyer mirë”.
Nga ana e Kate, ata pyesin “Shumë e hollë?” dhe nga ana e Kim pyesin,“Shumë e trashë?” – Krahasimi i trupave, për më tepër i trupave shtatzënë, është i rrezikshëm për gratë dhe vajzat kudo, veçanërisht kur këto krahasime shoqërohen me terma ofendues.
Gjatë podcast-it, Kim foli edhe për mënyrën se si Kanye e ndihmoi ta kalonte këtë periudhë të vështirë:
“Arrita në një pikë, ndoshta edhe nga lidhja me Kanye-n, të cilit nuk i intereson aspak se si e perceptojnë të tjerët për sa kohë që ai është i vërtetë, të vazhdoja të jetoja momentin dhe të isha thjesht unë. Nuk kam pse t’i kënaq njerëzit gjatë gjithë kohës. Kjo më mësoi të isha më e sigurt tek vetja dhe të mos e vrisja shumë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët.”