Pas këtyre fjalëve që ia dedikoi Lorit, mund të themi se Sara është motra që të gjitha do të donin ta kishin

Lori Hoxha ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen, por vëmendjen na i ka marrë ky mesazh i ndjerë i Sarës, e cila ka ditur se si t’ia thotë motrës së vet fjalët më inkurajuese në botë.

“Përgjatë viteve të kam parë tek bëhesh njeriu që gjithmonë kam uruar të jesh. Një njeri i sigurt në hapat që hedh, që s’ka nevojë për askënd që t’i tregojë rrugën, që e di mirë sesa i pastër është shpirti i saj dhe se bën gjithçka që ta mbaj të tillë. Sot ti je gruaja që mund të zotërosh gjithë botën. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, do të jetë gjithmonë kështu, ti mban dorën time dhe unë tënden, përmes gjithçkaje. Vijo të jesh kaq trime, kaq dritë e kaq gjak” shkruan Sara për Lorin. Një letër virtuale me të vërtetë plot emocion, ashtu siç vetëm mes motrash munden të ekzistojnë lidhje të tilla.

Vetëm dy ditë më parë në familjen Hoxha është kujtuar ditëlindja e Tanit, ku përmes një dedikimi Lori shkroi se këtë vit u barazua koha me dhe pa të. Këto ditë speciale kur në familjen e tyre paska më shumë se një ditëlindje, ato kanë preferuar t’i kalojnë në një vend ekzotik, siç duket edhe nga fotot e postuara.

Share With:
Translate »
24 Views