“Qëndroj në këmbë për tim bir..”/ Shkrimtarja Flutura Açka flet për ditët e para si deputete

Shkrimtarja Flutura Açka e ftuar në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe, ka folur mbi ditët e para si deputete dhe përvojën e saj përsonale të ruajtjes brenda vetes të dhimbjes për humbjen e të birit. Açka tha se e sheh politikën si një plotësim dëshire për të birin, e se qëndron në këmbë për të.

Sa i përket lidhjes së saj me kafenë, ajo shprehet se ka një raport të ngrohtë, një nevojë të domosdoshme për të ta patur kafenë e filtruar e gjerbjen e saj duke i krijuar mundësi për reflektim e futje në labirinthe mendimesh.

Açka ka shprehur një mungesë simpatie për kafenë e tepruar, atë me orë të gjata ku të zë dreka apo dhe mund të bëhen biseda nga më të ndryshmet, praktikë që ajo nuk e ka në të përditshmen e vet.

Açka foli për jetën e saj dhe dëshirën që të mund të kishte patur shumë fëmijë për të ndarë jetën e çdo aspekt të saj me ta. Ajo ka fituar mandatin e deputetes të PD, në legjislacionin e ri parlamentar.

 

 

 

Share With:
Translate »
31 Views