Pas Krishtlindjeve, nis vaksinimi i fëmijëve 5-11

Vaksinimi i fëmijëve 5-11 vjeç në Itali pritet që të nisë pas Krishtlindjeve.

Për 3 200 000 fëmijë vaksinimi pritet të fillojë sapo Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ta miratojë, shkruajnë mediet  italiane.

“Besoj se leja përkatëse nga Agjencia Evropiane e Barnave do të jepet në fund të nëntorit ose më së voni deri në mes të dhjetorit. Menjëherë pas dritës jeshile, ne do të fillojmë me vaksinimin”, ka thënë Franco Locatelli, koordinator i ekipit shkencor që këshillon qeverinë e Mario Draghit.

Televizioni publik italian Rai thekson se kjo grupmoshë konsiderohet të jetë me rëndësi strategjike për dobësimin vendimtar të pandemisë. Kujtojmë se 70% të të miturve 12 -18 vjeç, në Itali deri tani doza iu është dhënë doza e parë .

Share With:
Translate »
128 Views