Pas Kylie Jenner, zbulohet shtatzënia e motrës tjetër Kardashian

Një bebe është rrugës. Khloė Kardashian dhe i dashuri i saj, Tristan Thompson do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti janë të lidhur së bashku që prej vitit 2016.

Motra e Kim Kardashian, është e treta në familjen e saj që do të bëhet nënë së shpejti. Edhe Kylie Jenner është shtatzënë 5 muajshe, dhe do të bëhet nëna e një vajze.

Ndërsa Kim, pritet të bëhet nënë për herë të tretë në janar. Një nënë surrogate po mban fëmijën e saj dhe të Kanye West. Sa bukur…sa shumë fëmijë do vijnë në jetë në familjen Kardashian/Jenner.

 

Share With:
Translate »
835 Views