Pas lajmit të ditëlindjes, Rihanna është shtatzënë?

Që pas performancës së saj në ”Grammy Awards”, u aludua në media se Rihanna është shtatzëne dhe pret fëmijën e Hassan Jameel.

Pas festës së madhe të kësaj ceremonie ajo ishte ndër të parat që u largua së bashku me të dashurin e saj dhe një foto e shkrepur nga ky moment ka ngritur pyetjen e madhe.

Këngëtarja është fotografuar duke mbajtur dorën tek barku i saj i fryrë dhe menjëherë u mendua se ajo është në pritje të ëmbël.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin ”Mirror”, 30 -vjeçarja është shprehur se as që ka ndër mend të ketë një fëmijë, të paktën jo edhe për pak kohë. Ajo shtoi se trupi i saj ndryshon peshë brenda pak ditëve për shkak se ka një sistem tretës të çrregullt.

”Një javë jam shumë e hollë dhe vesh rroba të masave ”small”, ndërsa ditë më vonë bëj të kundërtën, por shtatzëne nuk jam” – ka përfunduar Rihanna ndërkohë që ditën e kaluar festoi ditëlindjen në një darkë private me familjen dhe miqtë e ngushtë.

Share With:
Translate »
643 Views