Pas lindjes së djalit, aktorja e njohur e “Portokallisë” gati për hapin e madh
Që kur Desantini, djali i aktores së njohur të humorit Delinda Zhupa, ka ardhur në jetë, për të dhe partnerin e saj Eldo Disha, jeta ka marrë rrjedhë tjetër. Si për të gjithë prindërit e rinj, edhe për Delindën e Eldon, prioritetet ndryshuan, sepse Desantini është ai që meriton më shumë vëmendje Megjithatë, aktorja u kthye shumë shpejt në punë dhe po kaq shpejt e mori veten edhe fizikisht. Disa kilogramë të shtuar, sidomos në muajin e fundit të shtatzënisë, pasi filloi puna, u zhdukën dhe në vetëm pak muaj, Delinda është me të njëjtën peshë si para shtatzënisë Lidhja me Eldon, bashkëjetesa dhe më vonë edhe lindja e djalit erdhën në një kohë relativisht të shpejtë, por çifti nuk i kanë lënë mënjanë planet për të bërë dasmë. Prej kohësh, Delinda dhe Eldo kanë menduar që të organizojnë një ceremoni për veten e tyre dhe për miqtë e ngushtë.
Këtë, aktorja e ka konfirmuar edhe pasditen e sotme, e ftuar në Pop Culture. Duke folur për ndjesitë si nënë, emrin e veçantë të të birit, marrëdhënien me bashkëshortin, por edhe profesionin e saj, Delindja tha ndër të tjera se shumë shpejt, ajo dhe Eldo kanë plane për veten. Lindja e Desantinit i la mënjanë planet e çiftit për martesë. Zyrtarisht, ata janë të martuar, por Delinda ka dëshirë që ta veshë fustanin e bardhë. E pyetur se kur do të ndodhë kjo, aktorja thotë: “E kemi në plan, do të ndodhë shumë shpejt”,– thotë ajo për dasmën, por pa zbuluar më shumë detaje për kohën kur do të bëhet ceremonia: “Po presim të rritet edhe pak Desantini”