Nëna në gjak i lutet Izet Haxhisë: M’i lini fëmijët të jetojnë!
Flora Kurbaneshi, nëna e 4 fëmijëve ka marrë pjesë në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 duke kërkuar ndihmë e duke bërë apel për jetën e fëmijëve të saj.
Në vitin 1991, ajo dhe familja e saj erdhën nga fshati dhe u vendosën në Kodër-Kamëz, tek godinat në Institut. Duke qenë se ishin 6 vetë në shtëpi, për shkak të vështirësive bashkëshorti i Florës hapi një kafene përpara pallatit.
Më 14 qershor të vitit 1997, pas një debate në lokal mbeti i vrarë Ilir Haxhia. Gjithçka nisi si një sherr pagesash, dhe në përpjekje për të vrarë burrin e Florës , Rizain, ky i fundit vrau Haxhinë, shkruan BW.
E gjithë skena e sherrit u pa nga fëmijët, madje në mes të zënkës u fut edhe vetë Flora. Pas vrasjes, burri i saj, Rizai u largua dhe ajo mbeti e vetme me fëmijët.
Ajo tregon se nuk dinte as si t’ia shpjegonte atë që kishte ndodhur. Më pas bar-kafeneja u dogj dhe mendohet se zjarrin ia vunë shokët e viktimës.
Flora rrëfen momentin e vështirë të arratisë, kur mes plumbash i është dashur të kalojë bregun e lumit, derisa arriti në shtëpinë e Shefqet Vladit, i cili punonte në gardë, dhe i kërkoi ndihmë për t’i shpëtuar jetën e fëmijëve.
Së bashku me të vëllanë, i cili ishte shef i komisariatit nr.4, Flora shkoi tek prindërit e burrit të saj në Mat. Vëllait të saj i kanë bërë shumë presion dhe aktualisht është në depression.
Pas 8 muajsh qëndrim në fshat, ata kaluan klandestinë në Athinë. Edhe pse tentuan marrëdhëshje dhe falje, familja e viktimës nuk pranoi. Pas 1 viti e 4 muajsh, burrin e saj Rizain e vrasin në Athinë.
“Një makinë kishte ndaluar para pallatit tonë dhe kishte derën gjysmë të hapur. Njëri doli nga makina i maskuar dhe e qëlloi Rizain. Duke qenë se unë e kuptova situatën, tëërhoqa vajzën, por më ranë të fikët dhe u rrëzova përtokë,” tregon Flora.
Tani Flora mes vështirësve, është ende e frikësuar për fëmijët, të cilët i ka rritur me shumë sakrifica.
Shqetësimi më i madh i saj është se ngjarja është përmendur nga vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj, Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës.
“Ëndrrat e fëmijëve të mi ngelën përgjysmë. 2 vajzat më janë rritur me trauma dhe nuk kanë pse të vuajnë një histori të tillë.
Djali im 23-vjeçar nuk e fitoi dot shkollën, dhe njëra prej vajzave pavarësisht se fitoi bursë nuk shkoi dot.
Mezi jetojnë, babain jua vranë dhe na i shkatërruan ekonomikisht,” tregon ajo.
Flora lutet që çdo gjë t’i lihet të shkuarës, dhe meqë hakmarrjen e morën tani ta lënë të jetojë e qetë