Pas lindjes së djalit, Tuna bën ndryshimin drastik

Këngëtarja e njohur Tuna që pas lindjes së djalit është shkëputur nga muzika dhe koncertet. Përmes postimeve të ndryshme në Instagram, Tuna na tregon se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në muzikë. Por teksa ne presimin hitin e radhës nga Tuna, këngëtarja mesa duket paska ndryshuar look. Tuna ka publikuar disa foto ku shfaqet brune dhe me baluke. Në super formë, Tunës i shkojnë edhe flokët e zeza (nëse nuk janë paruke). Gjithsesi, Tuna bionde është më e ëmbël apo jo?

Përveç ndryshimit të flokëve, ajo çfarë vëmë re në këto foto të reja është trupi i këngëtares. Me forma por elegante, në sajë të vullnetit, por edhe palestrës Tuna ia dalë që gati në një vit të rikthehet siç ishte para lindjes.

Share With:
Translate »
982 Views