Fotoja që shkatërroi një familje

Një grua zbuloi tradhtinë e bashkëshortit pasi pa fotografi të së dashurës së tij në shtëpinë e çiftit, në Instagram.

24-vjeçarja Anna Rudenok nga Rusia nisi të dyshonte se bashkëshorti i saj 27-vjeçar Dmitry po e tradhtonte pasi iu fut rrjetit social dhe kontrolloi fotot që ai pëlqente. Kështu e reja zbuloi se Dmitry, i cili jep mësim në universitet, pëlqente shumë fotografi të studentes Emilia Ignatova.

Anna dhe Dmitry

E teksa iu fut edhe më thellë profilit të Emilias, nëna e re zbuloi imazhe në faqen e Instagramit të 19-vjeçares të bëra në apartamentin e saj, e veshur me rrobat e saj, gjysmë të zhveshur në shtratin martesor, e madje edhe foto të maces së tyre.

Disa imazhe ishin shkrepur pranë shtratin të djalit të vogël dhe të gjitha këto foto ishin bërë gjatë kohës që Anna nuk ndodhej në shtëpi sëbashku me të birin.

E revoltuar, Anna i shkruajti bashkëshortit për tradhtinë e tij. Pasi mohoi gjithçka, Dmitry pranoi më vonë se kishte një lidhje me studenten prej 18 muajsh.

Ajo largua nga shtëpia sëbashku me djalin e vogël dhe tashmë jeton me prindërit e saj.

Share With:
Translate »
884 Views