Pas lindjes së djalit Vesa Luma ka një “hall” si të gjitha nënat

Të kesh një fëmijë të vogël në shtëpi do të thotë t’i thuash lamtumirë një shtëpie të rregullt, qetësisë, dhe mbi të gjitha gjumit. E njëjta gjë ka ndodhur me këngëtaren nga Kosova Vesa Luma.

Ajo është nënë e një djali bukurosh të quajtur Lian. Nga postimet e bëra në profilin e saj në Instagram, Vesa na ka treguar se bukuroshi nuk është një djalë dhe aq i urtë.

 

Shpesh kemi parë zhgarravina në mur, lodra anë e mbanë shtëpisë, po këngëtarja nga Kosova sapo na tregoi edhe një anë tjetër jo dhe aq të bukur të të qenurit nënë… mungesa e gjumit.

 

Bukuroshja ka publikuar një meme, sesi e shikon veten në të ardhmen ku shkruhet: Unë duke menduar se kur është hera e fundit që kam fjetur mjaftueshëm? Para 84 vjetësh.

Sigurisht të jesh nënë dhe një grua në karrierë është paska e vështirë dhe shpesh duhet të sakrifikosh nga disa gjëra, ku përfshihet edhe gjumi, edhe pse mund t’i quajmë pa dyshim si sakrifica shumë të bukura. /Revista Class

Share With:
Translate »
1044 Views