Razëm, aksidentohet e gjithë familja duke i mësuar makinën fëmijës

Pakujdesia dhe dëshira për ti mësuar sa më shpejt makinën fëmijës për pak i ka kushtuar jetën një familje të tërë në zonën turistike Razëm të Shkodrës.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për Ora News se drejtuesi i mjetit kishte marrë fëmijën para, duke e lënë për të mbajtur timonin. Por, për shkak të pjerrësisë të zonës, automjeti ka dalë nga kontrolli duke u përplasur në një hotel të zonës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja e cila është në gjendje më të rëndë, por gjithsesi jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht kanë shpëtuar me dëmtime të lehta tre fëmijët, për të cilët dëshmitarët tregojnë për Ora News, se janë dy në moshën 8-9 vjeccarë dhe vajza më e madhe 15 vjecare.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e Ora News tregojnë si është përmbysur automjeti dhe ka bllokuar derën e hotelit.

Për shkak se automjeti është përmbysur dhe dyert nuk hapeshin është dashur të thyheshin xhamat e makinës për të shpëtuar të aksidentuarit dhe për ti dërguar në spital ku dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Share With:
Translate »
807 Views