Pas lindjes së Noah, Fatma Methasani qenka dobësuar aq shumë saqë streçet i merr tek sektori i fëmijëve
Në janar të vitit të shkuar, Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që u pagëzua me emrin Noah, të cilit i është përkushtuar totalisht.
Së fundmi, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një detaj nga periudha pas lindjes së bebit dhe tregon se ka humbur shumë kilogramë.
“Dhe siç po thoja, jam dobësuar deri në pikën që blej streçe tek sektori fëmijëve. Madje shpesh herë jam matchy-matchy (njësoj) me një vajzë 10-vjeçare që bën balet te palestra ime”, ka shkruar ajo.
Më herët, Fatma Methasani ka treguar se nuk e ka kaluar lehtë periudhën pas ardhjes në jetë të djalit, sepse i është dashur të luftojë me depresionin postpartum.
E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ajo tregoi se shtatzënia me Noah e gjeti të papërgatitur, sepse nuk ishte e planifikuar. Moderatorja tha se u gëzua shumë nga ky lajm, por ju shkatërrua gjithë përditshmëria e saj, që vërtitej rreth punës.