Vogëlushi me leuçemi kërkoi të shohë 20, për nder të tij mblidhen 20 mijë motorrë (video)

Dëshira e një djaloshi 6-vjeçar në Rhauderfehn, të sëmurë me leuçemi ishte të shikonte motorë të parakalonin para shtëpisë së tij. Familja bëri postimin në Twitter duke shpresuar se të paktën 30 persona do t’i përgjigjeshin ftesës, por nuk ndodhi kështu….mbi 20.000 motorçiklistë nga e gjithë Gjermania u shfaqën për të plotësuar dëshirën e djalit me sloganin “Zhurmë për Kilianin”.
Kiliani i vogël u diagnostikua me leuçemi në janar të këtij viti. Pavarësisht terapive dhe operacioneve emergjente të kryera për të luftuar sëmundjen, prindërit e vogëlushit morën lajmin se Kiliani nuk ka asnjë mundësi që të rikuperohet. Kështu, për ta gëzuar atë sado pak, prindërit e tij vendosën t’i plotësonin dëshirën e vetme të tij.
Thirrja për paradën e motoçikletave u shpërnda kudo në rrjete sociale. Pilotët u takuan në tre pika kryesore dhe nganë motorët e tyre drejt shtëpisë së Kilianit për tre orë.
“Ne shpresojmë që Kilian ta ketë shijuar “zhurmën”!-kështu u shprehën nga shërbimet e emergjencës së qytetit dhe i falenderojnë të gjithë për mirëkuptimin, disiplinën dhe mbështetjen për të realizuar këtë dëshirë të vogëlushit Kilian.

Share With:
Translate »
216 Views