Pas lindjes së vajzës, çifti i famshëm ka nisur përgatitjet e dasmës

Serena Williams dhe Alexis Ohanian morën një avion privat nga Palm Beach Gardens për të takuar organizatorin e tyre të dasmës në New Orleans të hënën, ku janë fotografuar nga gazetarët e DailyMailTV. Ylli i tenisit dhe i fejuari i saj e kaluan ditën në Big Easy duke kontrolluar për vendet ku do të zhvillohet ceremonia martesore. Çifti kaloi më shumë se një orë brenda Meril, një restorant luksoz në pronësi të kuzhinierit të famshëm Emeril Lagasse. Ata u bashkuan me një ekuipazh organizatorësh për dasma dhe besohet se kanë diskutuar për opsionet e menusë që do të gjenden në dasmë e tyre. Por ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e vajzës së tyre. Ndoshta këto janë punë të rriturish dhe çifti nuk do ta përfshijë vogëlushen. Megjithatë jemi në pritje të asaj çka do të realizojnë mami Serena dhe babi Alexis. / B. Lica – Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
693 Views