Inis Gjoni tregon se çfarë i thotë të bijës për mungesën e të atit

Regjisorja e njohur Inis Gjoni ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up”, ku ka folur kryesisht për premierën e saj të re “Çifti i çuditshëm”. 

Inisi ka treguar gjithashtu sesi e menaxhon kohën në punë dhe kohën me vajzën e saj, Coco Antonel. 

Ish-prezantuesja në fakt është edhe nënë dhe baba për vajzën e saj, pasi fatkeqësisht bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta në vitin 2011.

E pyetur sesi ia shpjegon ajo vajzës mungesën e të atit, Inisi ka treguar se ka zgjedhur t’i tregojë të vërtetën të bijës.

“Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur. Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie”,-është shprehur regjisorja.

Share With:
Translate »
912 Views