Pas Marget, ka plane të kenë një fëmijë të dytë? Marina Vjollca zbulon dëshirën e madhe që ka!
Një nga të ftuarat speciale mbrëmjen e 1 Janarit në spektaklit të argëtimit “Zemër Luana” nën drejtimin e Luana Vjollcës ishte edhe moderatorja e shumëpëlqyer Marina Vjollca, e cila dhënë deklarata të shumta si rrallë herë që shumë do të donim t’i dinim nga jeta e saj profesionale si edhe ajo private.
Marina u përball me disa pyetje mjaft pikante rreth jetës së saj si mami në një intervistë mjaft personale krah vogëlushes së vogël, Eden.
Një nga pyetjet që vogëlushja i bëri ishte nëse ajo dhe partneri i saj Getoar Selimi kanë plane për një fëmijë të dytë pas Marget dhe nëse po çfarë gjinie do donin të ishte. Edhe kësaj pyetje Marina vendosi t’i përgjigjej dhe ajo tha se donte të kishte tre ose katër fëmijë dhe për të do të donte të ishin të gjitha goca.