Pas ndarjes nga jeta të Adelës, Olti Curri përjeton një humbje edhe më të madhe

Kjo e diel që nisi qysh në orët e para të mëngjesit me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Adela Xhamanit nuk e la me aq dhimbjen. Opinionisti i njohur Olti Curri ka humbur sot të atin. Pak pasi mësoi humbjen e Adelës, madje edhe e postoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta, Olti, fatkeqësisht mësoi edhe humbjen e të atit. Lajmin, e bëri publik pak më parë Ardit Gjebrea nga “E diela shqiptare.”

Sapo prezantoi anëtarët e jurisë për kategorinë New Artist, para se të prezantonte Olti Currin, Arditi tha se, për fat të keq, Olti i kishte telefonuar paradite për ta lajmëruar: “Sot paradite mora një telefonatë nga Olti Curri. Më tha: ‘Ardit, kam humbur babanë’. Profesionisti që është profesionist më tha “Nëse të duhem, unë do të vij”, por i thashë: “Jo, qëndro pranë familjes sate”, – tha Arditi duke i dërguar Oltit dhe familjes së tij ngushëllime të sinqerta.

Karrigia e Olti Currit, sot në Kënga Magjike është bosh: “Nuk menduam ta zëvendësonim, edhe sepse Olti nuk zëvendësohet kollaj”, – tha Arditi.

Lamtumire babush, do te na mungosh shume…Zoti te paste prane vetes 🙏🏻

Posted by Olti Curri on Sunday, October 29, 2017

Lajmin për ndarjen nga jeta të të atit, Olti Curri e ndau edhe në profilin e tij pak minuta më parë. Ngushëllime! /RC

 

Share With:
Translate »
1849 Views