Pas përfundimit të “Fan Club DWTS”, Kiara zbulon se ku do ta shohim të dielave

Më 31 dhjetor të vitit që lamë pas ishte puntata e fundit e “Fan Club Dancing With The Stars” që moderohej nga Kiara Tito.

Kjo e fundit ka bërë sot një postim në “Instastory”, ku tregon se do e marrë malli për emisionin. Ajo ka postuar një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli, duke udhëtuar me makinë.

 “Do na marrë malli që nuk do shihemi më çdo të diel, por ja do iu shoqërojmë me video. Lui i ka marrë malli edhe për videot e tua para emisionit”, dëgjohet të thotë Kiara në videon në fjalë.

Ndërkohë Luizi ia pret: “E bëj unë tani”.

Nga ana tjetër kujtojmë se çifti i dashur për publikun do të bëhen prindër për herë të parë. Kiara është shtatzënë dhe është në pritje të një vajze.

Lidhur me pritjen e ëmbël, moderatorja ka tregtuar herë pas here se ëmbëlsirat që dikur nuk i hante, tani i konsumon shumë. Madje në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tha se i mungonte sallata jeshile.

“Nuk e kisha menduar që do të më mungonte sallata jeshile, se nuk lejohet të konsumohet, duhet larë mirë dhe nuk e ha e kam shmangur, por më shkon mendja kot ndonjë herë kur e mendoj… Më komentojnë nëse kam hequr dorë nga cigarja. Kam hequr dorë nga momenti që kam marrë testin në dorë e kam hequr dhe se kam futur  më në gojë, iku dhe cigarja”, ka thënë Kiara.

Ndërsa lidhur me kilogramët që ka marrë gjatë shtatzënisë, Tito është shprehur që nuk është mërzitur që i ka shtuar.

“Këto janë kilet më të bukura që mund të marr një vajzë në jetë gjithmonë kam dashur të marr disa kile dhe po e shijoj shumë”.

Share With:
Translate »
62 Views