“Të lindim apo të mos lindim fëmijë?!” – Plas “sherri” mes doktor Skerdit dhe Aulona Musta

E ftuar në emisionin e mëngjesit në MCN, Aulona Musta ka shprehur mendimin e saj lidhur me prindërimin ku e vë theksin edhe tek presioni që u bën shoqëria çifteve të reja për të lindur fëmijë. Jo vetëm kaq por Aulona flet edhe për përgjegjësinë e munguar nga ana e prindërve.

Në videon e shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, Aulona shkruan:

“Fëmijët është kollaj t’i bësh, por nuk është aspak kollaj t’i rrisësh.

Rritja dhe edukimi i fëmijës janë përgjegjësi e madhe, jo vetëm personale dhe familjare, por shoqërore. Ai fëmijë që ti e bën se duhet bërë dhe harron ta edukosh, që e lë të flerë në 12.00 të natës se s’ke ça i bën, që e lë pa rripë sigurimi në makinë se s’të dëgjon, që e ul në kolltuk të shohi Big Brother bashkë me ty, që njeh gjithë personazhet e tik tokut, por nuk di kush janë vëllezërit Grim apo Andersen, ky fëmijë i edukuar keq do ketë ndikimin e tij tek të tjerë fëmijë, prindërit e të cilëve e kanë marrë seriozisht prindërimin, e nesër pas nesër do bëhet ai i rriturit i papërgjegjshëm që nuk njeh as rregulla e as ligje.

Nuk bëhet fëmija se të bën presion vjehrra e vjehrri derisa të bësh djalin, pas 3 gocave, e ndërkohë ti s’ke mundësi as monetare, as fizike, e as dëshirë për të rritur 1, e jo më 4 fëmijë. Nuk bëhet fëmija as që të mbash burrin se mbase ndahet nga e dashura, se thonë që fëmija të lidh. Nuk bëhet fëmija as se po të ikën koha dhe shoqëria të bën presion.

Fëmija bëhet sepse e do dhe sepse ndihesh gati që do japësh maksimumin në atë që për mua është roli më i rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë i vështirë në jetë, prindërimi.”

Por mesa duket Dr. Skerdi nuk është shumë dakord me këto argumente.

Ai i ka kthyer një përgjigje publike moderatores me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Në këtë video doktori përmend disa argumente si rritja e fëmijëve nga gjyshërit, lindja e fëmijëve të tij kur nuk kishte mundësi ekonomike dhe drejtimi i gishtit nga prindërit për shoqërinë traumatike.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme. /Kids’ Time

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

Share With:
Translate »
109 Views