Pas skandalit të Blac Chyna-s, Rob Kardashian në luftë për kujdestarinë e së bijës

Marrëdhënia e Rob Kardahsian me nënën e fëmijës së tij, Blac Chyna ka qenë gjithmonë e komplikuar. Me sa duket, Rob-it i ka ardhur në majë të hundës me papërgjegjshmërinë e ish-partneres së tij, sidomos pas skandalit të fundit në të cilin ajo u përfshi. Blac dhe i dashuri i saj aktual, Kid Buu u përfshinë në një sherr të dhunshëm me njëri-tjetrin teksa ishin me pushime. Me sa është bërë e ditur, shkak për këtë sherr ka qenë xhelozia e Chyna-s dhe ata kanë përfunduar duke e dhunuar njëri-tjetrin fizikisht.

Para se Chyna të largohej me pushime nuk e mori mundimin ta lajmëronte Rob-in dhe as të interesohej për të bijën, çka ka bërë që 31-vjeçari t`i drejtohet gjykatës për marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 2-vjeçare, Dream. Sipas tij, Chyna është një nënë e papërgjegjshme dhe veprimet e saj ndikojnë negativisht tek e bija. Nga ana tjetër, Chyna nuk pranon t`ia lërë kujdestarinë dhe është shprehur se ai është thjesht xheloz për lidhjen e saj me Kid Buu-n.

Share With:
Translate »
504 Views