Pas tre ditësh kërkim, gjenden dy të miturit e humbur në Elbasan

Dy adoleshentë, një vajzë 13 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç, ishin zhdukur pa gjurmë që prej së shtunës së javës së kaluar, por mbrëmë Policia e Tiranës i ka gjetur.

Policia ka mundur ti lokalizojë në zonën e Medresenë në Tiranë  ku si fillim janë shoqëruar në komisariatin e Tiranës e më pas ka qenë policia e Elbasanit e cila rreth orës 00:25 i ka shoqëruar për në banesë ku, dhe do të merren në pyetje nga hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

Të rinjtë, pasi kanë lënë orët e mësimit në një nga shkollat e qytetit të Elbasanit, nuk janë kthyer më në banesat e tyre.

DENONCIMI

Kanë qenë familjarët e vajzës ata që i janë drejtuar Policisë së Elbasanit me një ankesë, ku denoncuan humbjen e kontaktit me vajzën e tyre vetëm 13 vjeçe. Pas denoncimit në Polici, nëna e vajzës ka deklaruar se e bija nuk është kthyer në shtëpi prej ditësh, ndërsa ka treguar dhe emrin e djalit me të cilin vajza e saj është larguar. Dyshohet se të miturit kanë lidhje intime bashkë. “Më datë 30.04.2022, shtetasja M. J., 49 vjeçe, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, se vajza e saj e mitur, shtetasja S. J., 13 vjeçe, është larguar nga banesa, bashkë me të afërmin e tyre, shtetasin e mitur S. D., 15 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për gjetjen e tyre”, tha Policia. Nga burimet mësohet se një person i cili punon si taksist, ka deklaruar se dy të miturit janë larguar fillimisht drejt zonës turistike të Funarit në qytetin e Elbasanit dhe më pas drejt Tiranës. Mësohet se ata kanë marrë një taksi, duke ardhur në drejtim të Tiranës. Gjatë ditës së hënë, ata dyshohet se janë parë në zonën e “Qytetit Studenti”.

REFUZIMI I LIDHJES

Vajza, edhe pse në moshë fare të re, kishte krijuar një lidhje intime me djalin dy vite më të madh, por që i përket komunitetit rom. Për këtë arsye, familjarët e saj nuk e kanë pranuar lidhjen, duke i kërkuar 13-vjeçares të ndahej prej tij. Por, kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza, e cila ka vendosur të arratiset.

ÇFARË THONË FQINJËT

Fqinjët e të rinjve janë shprehur të habitur mbi vendimin e të rinjve për t’u arratisur nga shtëpitë. “Kur dëgjuam lajmin, menduam se ishte ai i madhi jo i vogli, për atë u habitëm. S’kanë faj fëmijët, nuk dinë gjë ça bëjnë. Nipi im me atë luante këtu”, tha një fqinje. “Nuk e njoh për problematik. Por, sesi ka ndodhur nuk e di. Nuk e di si është e vërteta”, tha një tjetër. Policia njoftoi mbrëmë se kishte rënë në gjurmët e tyre. Ata janë shoqëruar, marrë në pyetje dhe ende nuk dihet nëse do kthehen pranë familjeve

Share With:
Translate »
207 Views