Pas vendimit për abortin në SHBA, vijnë reagime të forta nga figura të njohura

Aborti nuk është më një e drejtë kushtetuese në SHBA, pas vendimit të fundit nga Gjykata Supreme. Kjo do të thotë që shtetet federale mund të vendosin rregullat vetë dhe më shumë se gjysma e tyre kanë propozuar tashmë për ta bërë abortin të paligjshëm.

Lajmi ka tronditur jo pak opinionin publik si dhe mjaft figura të famshme.

Ish-presidenti demokrat, Barack Obama, u shpreh mjaft i indinjuar duke thënë se- “Sot, Gjykata e Lartë ia ktheu vendimin më intensiv personal që dikush mund të marrë, tekave të politikanëve dhe ideologëve, duke sulmuar liritë thelbësore të miliona amerikanëve”.

“Më thyhet zemra që tani mund të jemi të destinuar të mësojmë përjetimet e dhimbshme të një kohe përpara se Roe të bëhej ligj i vendit, një kohë kur gratë rrezikonin të humbnin jetën e tyre duke bërë aborte të paligjshme”- u shpreh ish-zonja e parë Michelle Obama.

Këngëtarja Taylor Swift është shprehur e tmerruar.
“Pas kaq shumë dekadash njerëzish që luftojnë për të drejtat e grave për trupin e tyre, vendimi i sotëm na e ka hequr këtë”, tha Taylor në përgjigje të deklaratës së vetë Michelle Obama.

Ajo i bashkohet disa personazheve të famshëm të cilët gjithashtu kanë shprehur shqetësimet dhe zemërimin e tyre në përgjigje të vendimit.

Kompanitë e mëdha si “Netflix” apo “Disney” tashmë po u dërgojnë mesazhe punonjësve të tyre për përfitimet e tyre shëndetësore.

Share With:
Translate »
112 Views