Pasardhësja e denjë e familjes Fejzullahu, do të mahniteni kur ta dëgjoni si këndon Buna

Ermal Fejzullahu është një prej këngëtarëve më të pëlqyer dhe dëgjuar të estradës shqiptare. Përsa i përket zërit dihet që atë ai e ka trashëguar nga i ati, Sabri Fejzullahu, këngëtar veteran në skenën shqiptare por tani nga Ermali këtë virtyt duket se e ka trashëguar vajza e madhe, Buna. Vogëlushja shfaqet në video duke kënduar mjaft bukur një këngë të Parashqevi Simaku “E duam lumturinë”. Bravo prindërve që e kanë edukuar Bunën me këngë të vjetra shqiptare. Nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen Bunën mund ta shohim drejt hapave të babait e të gjyshit.

Share With:
Translate »
1092 Views