Pasi gënjeu Florianin, Driola nxjerr foton e babait biologjik të djalit
Pas një debati të fortë në “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare mes Driolës dhe Florianit për atësinë e djalit 8 vjeç, doli gënjeshtra një shesh. Driola supozonte se djali i saj ishte fëmija e Florianit nga një histori dashurie në vitin 2012. Floriani ishte i bindur që fëmija nuk ishte i tij, por ia dha atësinë sepse i vinte keq.
Pas një debati të madh mes tyre, Driola nxjerr para publikut një foto të të birit me babain e tij biologjik që nuk ishte Floriani, por tjetër kush. Moderatori Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani u habitën nga kjo deklaratë, sepse ai fliste e bindur disa minuta më parë që fëmija ishte i Florianit. E pyetur se pse ka gënjyer, Driola nuk arriti dot të përgjigjej me një argument bindës.
Floriani: Pse nuk e ke treguar më përpara?
Driola: Ja ta tregova sot.
Ardit Gjebrea: Nuk është Loli (Floriani)?
Driola: Nuk është Loli, është Sokol Çela.
Ardit Gjebrea: Po ti po thoje që është Loli?
Driola: Epo Loli kur më mbarsi thoshte që nuk është i imi edhe unë ja futa Lolit dhe e bëri atësinë.
Ardit Gjebrea: Po ti the që është Loli?
Driola: Po thashë që është Loli, e doli Sokoli.
Në fund të seancën Eni Çobani i ka premtuar Florianit që ta ndihmojë ta heqë atësinë e fëmijës sepse ai ka krijuar një familje tjetër dhe ky shkak e ka futur në sherr me gruan aktuale e cila është shtatzënë. Eni Çobani i bën thirrje Sokolit që të marrë përsipër këtë fëmijë, por Driola thotë që ai ka familjen e vetë, nuk ia hap më telefonin dhe nuk i intereson, madje edhe e ka rrahur.